Shtyhet seanca gjyqësore për rastin “Llaskarca”

Shtyhet seanca gjyqësore për rastin “Llaskarca”

Vazhdon anulimi i seancave gjyqësore për aksidentin tragjik në Llaskarcë që mori jetën e 16 personave ndërkaq 37 persona mbetën të lënduar rëndë. Edhe për anulimin e seancës së sotme u bë shkak mungesa e ekspertit Zeqirija Zeqiri, i cili ishte pjesë e ekipit prej katër inxhinierëve që kanë punuar superekspertizën që synon të zbardhë shkaqet që çuan në këtë aksident. ALSAT ditë më parë publikoi dëshmi që vërtetonin lidhjet e Zeqirit me Bashkimin Demokratik për Integrim, por megjithatë ai mohoi që kjo parti politike të ndikojë në punën e tij dhe rrjedhën e procesit gjyqësor. Familjarët e viktimave nuk i besojnë punës së tij dhe ekspertëve të tjerë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button