Shtyhet sërish gjyqi për Vangellovskin

Gjykimi kundër ish-kryetarit të Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski është shtyrë përsëri. Arsyeja është mungesa e gjykatësit të rastit. Vangellovski akuzohet për keqpërdorim të pozitës së tij zyrtare ose për shkak se nuk ia ka dhënë shtesat e pagës gjykatëses Lidija Nedelkova. Pasi që në seancat paraprake Vangellovski shmangte me këmbëngulje mediat, sot ai i thirri ata në sallën e gjyqit, për të parë publiku se si ka vepruar Nedelkova. Vengellovski nuk pranoi të flasë nëse shkarkimi i tij nga kreu i Supremes dhe nga pozita e gjykatësit ka qenë pjesë e një spastrimi të gjyqësorit nga gjyqtarët e korruptuar. Ai u shkarkua sepse së bashku me dy gjykatës të tjerë suprem, ia shfuqizuan paraburgimin biznesmenit Sead Koçan, edhe pse ai paraprakisht ishte në arrati.

“Të gjithë e dini se kundër Nedelkovës ka procedurë në Këshillin Gjyqësor. Baza për fillimin e kësaj procedure është pikërisht arsyeja pse asaj nuk iu paguan shtesat e rrogës. Me pak fjalë, nëse dikush nga ju mungon në mënyrë të padrejtë në punë për tre ditë rresht, jam i sigurt që do ta pushoni menjëherë nga puna. Në këtë rast, procedura për shkarkim është pikërisht për shkak të kësaj”, tha Jovo Vanegelovski, i akuzuar.

LEXO EDHE:

Back to top button