VMRO kërkon dorëheqjen e Nikollovskit dhe Mariçiqit

Lupço Nikolloski dhe Bojan Mariçiq nuk duhej të pritnin interpelancën, por duhej ishin dorëhequr ditë më parë. Ky qëndrim i kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micksokit vjen një ditë pasi subjekti i tij parashtroi nismë për interpelancë kundër Zëvendëskryeministrit për luftë kundër korrupsionit dhe ministrit të Drejtësisë.

“Sa i përket dy ministrave për padrejtësi dhe korrupsion, presim që të vendosen në rend dite sa më shpejtë dhe të gjejnë guximin që para deputetëve t’i mbrojnë qëndrimet e tyre. Mbase ata dinë diçka që neve nuk jemi të njoftuar. Apo ata shohin diçka që neve nuk shohim. Ajo që është e qartë është se Maqedonia është në vendin e 111. Maqedonia është shteti më i korruptuar. Këto njerëz në vend që të japin dorëheqje, ata edhe më shumë lavdërohen para mediave dhe tentojnë korrupsionin e tyre tentojnë t’ia adresojnë dikujt para 10-15 viteve, atëherë kur shteti ishte ne mesin e 65 shteteve të para dhe e para në rajon”, tha Hristijan Micksoki, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM thonë se në parim nuk kundërshtojnë interpelancat, por kërkojnë që deputetët e VMRO-DPMNE-së t’i argumentojnë akuzat e tyre dhe të mos thirren në lajme të rreme.

“Kanë të drejtë të kërkojnë interpelancë pasi ajo është demokratike, por duke pasur parasysh se arritëm t’i ruajmë interesat shtetërore, mendoj se interpelanca e tyre kundër Dimitrovit është e pabazë”, theksoi Nenad Kociq, Deputet i LSDM-së.

Interpelancat kundër Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov vjen në rend dite pothuajse dy muaj pas dorëzimit të nismës, ndërsa nuk dihet se kur do të debatohet mbi përgjegjësinë e Nikollovskit dhe Mariçiqit.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button