VIDEO / Shuhen shpresat për titull, tani minus 12 në Madrid

Barcelona ka mposhtur 2-1 Realin në “Camp Nou” në javën e 26 të La Liga dhe shkon në +12 nga Los Blancos duke u shuar shpresat për titull.Sa i përket ndeshjes, rezultati u zhbllokua pas nëntë minutash l ojë kur Ronald Araujo realizoi autogol. Por në  fund të pjesë së parë Sergi Roberto barazoi shifrat.

Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte në barazim, në minutat shtesë (90’+2), Franck Kessie pranoi një top nga Alejandro Balde për ta shënuar golin e fitores.

 

Ndërkohë, në ndeshjen e radhës Barcelona luan në transfertë ndaj Elche, ndërsa Reali pret Valladolit.

Ja si duket aktualisht renditja e La Liga

  1. Barcelona 68 pikë
  2. Real Madrid 58 pikë
  3. Atletico Madrid 51 pikë
  4. Real Sociedad 48 pikë
  5. Real Betis 45 pikë
  6. Villarreal 41 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button