Shou nga “Red Bull” në Arabinë Saudite, rikthehet edhe “Mercedesi”

Si edhe në garën e parë sezonale në Bahrein, “Red Bull” ia del të dhurojë shou edhe Arabinë Saudite. Dy pilotët e skuderisë austriake, Sergio Perez dhe Maks Verstapen u renditen në vendin e parë dhe të dytë.

Në fakt, gara për meksikanin ishte më e lehtë duke qenë se u nis nga pozicioni i parë dhe e humbi atë vetëm për pak xhiro kur Fernando Alonso mori kryesimin. Megjithatë, në fund ishte Perez që iu gëzua triumfit. Nga ana tjetër, ishte e gjitha një garë e madhe për Verstapenin. Holandezi u nis nga vendi i 15-të por nisi që në start parakalimet dhe pas futjes së makinës së sigurisë në pistë pas daljes së Stroll, ia doli të përfitonte edhe më shumë pozicione. Në fund, dy herë kampioni i botës rikuperoi plot 13 pozicione për t’u renditur në vendin e dytë.

I treti në podium u ngjit Fernando Alonso në Aston Martin, para dyshes nga Mercedesi me Xhorxh Rasellin dhe Luis Hamilton. Pas britanikut u renditën dy pilotët e Ferrarit, Karlos Sainz dhe Sharll Lekler. Okon, Gasli dhe Magnusen ishin pilotët që nbyllën 10-tëshen e parë. Gara e radhës zhvillohet në Australi më datë 2 prill.

 

LEXO EDHE:

Back to top button