Shuhet ëndërra e Donjetës për Botërorin, ishin kërkesa të papërballueshme

Donjeta Sadiku, nuk do të merr pjesë në Botërorin e boksit në indi. Arsye për një akt të tillë është kërkesa e vendit organizator, që sipas boksierës shqiptare, janë të papranueshme. Federata e Boksit të Kosovës informoi se Donjeta ka marë vizën për pjesëmarrje në Botëror, por janë vendosur edhe kushte për të garuar.

Boksieres kosovare iu vu kushti që të paraqitej në Botërorin e Indisë, pa simbole shtetërore dhe, nëse eventualisht e fiton ndonjë medalje, të mos e ketë mundësinë ta dëgjojë dhe shijojë himnin shtetëror, e as të mos shfaqet flamuri apo simbolet tjera. Këto kushte ishin të papranueshme pasi Donjeta synonte të garonte pa kushte, njëjtë si shtetet tjera të botës në Botërorin që do të fillojë të mërkurën.

Kjo është hera e tretë që Donjeta nuk po merr pjesë në Botërorët, e organizuar nga India. Në dy herët e para nuk ia doli të pajisej me vizë, ndërsa në herën e tretë, India lëshoi pe, por me kushte të papërballueshme.

Federata e Boksit të Kosovës ka paralajmëruar se do të ankohet në Indinë për kushtet dhe pabarazinë që e shfaqi, duke e lënë jashtë një garuese që kishte ushtruar gjatë dhe kishte derdhur shumë djersë për të marrë pjesë në garën më të madhe të boksit./Indeksoline/

LEXO EDHE:

Back to top button