Shuhet legjendat e futbollit Italian, Paollo Rosi

Ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare, legjenda e futbollit italian, Paolo Rosi. Lajmi është bërë i ditur nga transmetuesi publik në Itali, “RAI”. Rosi njihej për udhëheqjen që i bëri Kombëtares së Italisë në Kupën e Botës së vitit 1982, duke shënuar gjashtë gola në turne.

Gruaja e Rosit, Federika Kappeletti, postoi në “Instagram” një foto të saj dhe Paolo me mbishkrimin “Per Semper”, që përkthehet “Përgjithmonë”. Kujtojmë se Rosi ishte fitues i titullit në Seria A me Juventusin, ndërsa ishte pjesë e titullit të parë për “biankonerët” në Ligën e Kampionëve. Rosi u bë hero kombëtar në fitoren ndaj Brazilit në garat në grupe me 3 gola, pastaj shënoi 2 në gjysmëfinale ndaj Polonisë dhe një në finale ndaj Gjermanisë. Përpos Juventusit, Paollo Rosi ka veshur fanellën e Komo-s, Viçencës, Peruxhës, Milanit dhe Veronës.

LEXO EDHE:

Back to top button