Shumaher: Ky është vetëm kapitulli i parë i karrierës time në F1

Aventura e Mik Shumaherit në Formula 1 zgjati vetëm dy sezone. Piloti i ri gjerman, djali i 7 herë kampionit të botës Mihael Shumaher, u detyrua të hapë krahun dhe sezonin e ri do t’i duhet të gjejë një punë të re, pasi nuk rinovoi dot kontratën me makinën amerikane “Haas”.

“Dua të jem sërish pjesë e Formula 1. Tani jam duke vlerësuar çdo mundësi për të ardhmen dhe shpresoj të zgjedh atë të duhurin. Dua t’u tregoj të gjithë atyre që nuk besojnë tek unë se po gabohen”, u shpreh Mik Shumaher.

“E di se çfarë jam i aftë të bëj, këtë gjë e kam treguar edhe në kategoritë më të vogla. Ndaj, një gjë të tillë mund ta bëj edhe në Formula 1. Ky nuk është një lamtumirë nga ky sport, ky ishte vetëm kapitulli i parë i karrierës time në Formula 1, pasi do të rikthehem”, tha Mik Shumaher.

LEXO EDHE:

Back to top button