Shumica parlamentare i zgjodhi ministrat e ri në Qeveri

Shumica parlamentare i zgjodhi ministrat e ri në Qeveri

Me propozim të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbrëmë, me shumicë votash, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut i zgjidhi katër ministrat e ri:

• Krenar Llogën, për ministër i cili do të udhëheq me Ministrinë e Drejtësisë;
• Fatmir Mexhitin, për ministër i cili do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë;
• Azir Aliun, për ministër i cili do të udhëheq me Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë;
• Kaja Shukovën, për ministre e cila do të udhëheq me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Si Qeveri, vazhdojmë të zbatojmë në mënyrë efektive reformat në interes të qytetarëve dhe do të përforcojmë shumicën parlamentare, përgjatë rrugës së vendosur evropiane, me qëllim anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si interes shtetëror nacional dhe strategjik”, thuhet në njoftimin për shtyp të lëshuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

LEXO EDHE:

Back to top button