Shvarzman, në gjysmëfinale të “Roland Garros”-it

Tenisti argjentinas, Diego Shvarzman përgatiti befasinë e radhës në “Roland Garros”, pasi që eliminoi bartësin e tretë, Dominik Tiem, në një sfidë që zgjati 5 orë e 10 minuta.

Shvarzman kaloi në gjysmëfinale duke mundur Tiemin me 3-2 në sete, ose 7-6, 5-7, 6-7, 7-6 dhe 6-2 në geme. Ndryshe, në karrierën e tij profesioniste, Diego Shvarzman për herët të parë u kualifikua në gjysmëfinale të një turneu Masters.

Në raundin e dytë, Shvarzman pritet të takohet me Rafael Nadallin, që është favorit para përballjes me Janik Siner.

LEXO EDHE:

Back to top button