Si arrin ilaçi në zonën ku kemi dhimbje

Si arrin ilaçi në zonën ku kemi dhimbje

Ilaçi është produkt që përmban substancën apo kombinimin e substancave të prodhuara dhe të dedikuara për shërim, apo për pengim të sëmundjeve te njerëzit apo te kafshët, për caktimin e diagnozës, për përmirësimin apo ndryshimin e funksioneve fiziologjike, si edhe për arritjen e qëllimeve të tjera të arsyeshme mjekësore

Ilaçet në organizëm më së shpeshti lidhen dhe veprojnë ndaj proteinave të caktuara: enzimave, molekulave qarkulluese, kanaleve jonike dhe receptorëve. Në raste të shumta, ilaçi vepron në atë mënyrë që qelizat i lidh me receptorë. Duke pasur parasysh që receptori është larg nga vendi i aplikimit të ilaçit, është me rëndësi që ilaçi të transportohet nga vendi i aplikimit deri te vendi i veprimit.

Ilaçi lidhet për receptor, ndërsa forca e asaj lidhjeje mund të jetë e ndryshme, gjë që kushtëzon kohëzgjatjen e veprimit të ilaçit. Për të qenë ilaçi i dobishëm, patjetër duhet të veprojë në mënyrë selektive në caqe të caktuara dhe në inde. Thënë më ndryshe, ilaçi patjetër duhet të arrijë shkallë të lartë të specifikës për vendin e caktuar të lidhjes, transmeton Telegrafi.

Nuk ka ilaç me veprim të plotë specifik. Në shumicën e rasteve, lidhja e dozës së ilaçit do të shkaktojë që ilaçi të veprojë edhe në disa vende të tjera të caktuara, gjë që mund të shkaktojë shfaqjen e efekteve të padëshiruara.

Disa ilaçe japin efektin e tyre në vendin e dëshiruar ndërsa disa të tjerë arrijnë në zona të largëta nëpërmjet qarkullimit të gjakut. Ilaçet zakonisht merren me anë të gojës apo shiringave. Ilaçet përthithen menjëherë sapo hyjnë në qarkullimin e gjakut.

Një ilaç i marrë nga goja duhet të shkrihet mirë në stomak dhe zorrë për t’u përthithur nga trupi. Ai copëzohet në pjesë të vogla, më pas molekulat kimike kalojnë në lëngun e stomakut-zorrëve.

Ky proces ngjason me shkrirjen e sheqerit në ujë. Në fillim sheqeri ndahet në copa të vogla më pas shkrihet krejtësisht. Nëse ju do ta përzieni shpejt lugën ai shkrihet edhe më shpejt. Në të njëjtën mënyrë edhe lëvizjet e stomakut dhe zorrëve ndihmojnë në shkrirjen e ilaçit.

Ilaçet përthithen më shumë nga zorra e hollë. Detyra themelore e këtij organi është të përthithë ushqimin.

Mëlçia, organi i ngarkuar me largimin e efekteve të dëmshme të ilaçeve

Pasi përthithen nga zorrët ilaçet kalojnë në gjak dhe pikë së pari në mëlçi. Një nga funksionet e mëlçisë është pastrimi i trupit nga lëndët e dëmshme. Në këtë mënyrë mëlçia realizon uljen e efekteve negativë të ilaçit dhe e largon atë nga trupi. Shumë ilaçe mund të ndikojnë në metabolizma të ndryshme. Nëse ndalohet metabolizmi i një ilaçi atëherë rritet niveli i gjakut të atij ilaçi dhe shfaqen më shumë efekte anësore. Prandaj duhet të qëndrojmë larg përdorimit të pakontrolluar të ilaçeve.

Funksioni i tëmthit

LEXO EDHE:

Back to top button