Si duket harta e Ukrainës para dhe pas kundërsulmit të madh ukrainas?

Forcat ruse u tërhoqën dje nga pozicioni katër kilometra larg kufirit rus, në pjesën veriore të rajonit të Kharkiv, pas kundërsulmit të suksesshëm ukrainas.

Banorët e fshatit Kozacha Lopan, 30 kilometra në veri të metropolit Kharkiv, shpalosën flamurin ukrainas, raportojnë mediat. Që nga fillimi i shtatorit, forcat ukrainase kanë pretenduar më shumë se 3,000 kilometra katrorë si pjesë e një kundërofensive.

Në total, forcat ruse pushtuan rreth 125,000 kilometra katrorë në Ukrainë, një të pestën e territorit të vendit, duke përfshirë gadishullin e Krimesë. Trupat ukrainase kanë rimarrë më shumë territor në pesë ditë sesa kanë marrë forcat ruse që nga prilli, sipas ekspertëve amerikanë.

Një territor i madh është çliruar

“Çlirimi i Izyum do të ishte arritja më e rëndësishme ushtarake ukrainase që nga fitorja në betejën për Kievin në mars,” tha Instituti për Studimin e Luftës (ISW) në analizën e tij të situatës. Kjo do të thotë se avancimi i planifikuar i Rusisë drejt Donbasit nga veriu dështoi, përfunduan ekspertët.

Me përparimin e shpejtë të ushtrisë ukrainase në verilindje të vendit, jo të gjitha forcat ruse ishin në gjendje të tërhiqeshin, pretendon Kievi. Nuk përjashtohet që Ukraina të vazhdojë sulmet e saj në ditët në vijim.

ISW publikoi një video të shkurtër që tregon situatën para dhe pas ofensivës së madhe. Harta e parë tregon situatën më 31 gusht, e dyta dje, 11 shtator.

LEXO EDHE:

Back to top button