Ambiciet e ardhshme për të studiuar në kolegj nxitën vendimin e tij për të braktisur mënyrën e tyre të jetesës në Pirenejtë francezë, shpjegoi ai.
I kthyer në kujdesin e gjyshes së tij në Oldham, Alex ka folur gjerësisht për arratisjen e tij dhe për atë që e shtyu të largohej.
“Kam gënjyer për të mbrojtur nënën dhe gjyshin tim, por e kuptoj se ata ndoshta do të kapen gjithsesi”, tha ai për The Sun.
“Unë nuk humba. E dija saktësisht se ku po shkoja”, shtoi ai, duke e përshkruar udhëtimin e tij si një shëtitje dy-ditore, fillimisht në qytetin e Quillan, më pas drejt Toulouse.
Alex u kap nga një shofer transporti i cili e pa atë në një rrugë në ultësirat e Pirenejve Francezë, pranë Toulouse në orët e para të një mëngjesi me shi.
Shoferi, Fabien Accidini, tha se Alex i kishte thënë se kishte ecur në Pirinejë për katër ditë e katër netë, duke fjetur ditën dhe duke ecur natën për të mos u parë nga të tjerët.
Gjithçka që kishte ishin 100 euro para në dorë, pa telefon celular dhe po shkonte për në Toulouse dhe ushqehej me gjithçka që mund të gjente në fusha dhe kopshte, pati thënë Accidini.
Ai e kishte çuar adoleshentin në qytetin Revel, dhe e la me autoritetet lokale, të cilët kontrolluan identitetin e tij dhe e çuan në Toulouse përpara se të organizohej udhëtimi i tij për në Britani.