“Si dy qese plehrash”: Kontroversi Kanye West dhe Bianca Censori tronditën sërish me rrobat e tyre

Reperi amerikan Kanye West (46) dhe gruaja e tij Bianca Censori (29) u kthyen në Itali, ku verën e kaluar shkaktuan një sërë skandalesh për shkak të mënyrës së veshjes së saj dhe seksit të supozuar oral në një gondolë veneciane.

Përkatësisht, çifti kaloi një javë në hotspotin e modës në Prato në Itali. Duket se pjesën më të madhe të udhëtimit të tyre në Itali e kanë shpenzuar për biznes, pasi Censori është parë duke shkuar në një takim me bashkëshortin e saj më 1 qershor, duke mbajtur në dorë një fletore me dizajne të ndryshme.

Mediat kanë regjistruar një video të mbërritjes së tyre në një aeroport italian dhe ajo video pritet të jetë më e komentuara nga italianët dhe të nxjerrë në pah stilin e pazakontë të bashkëshortes së reperit.

Sipas videos, ajo kishte veshur një fustan ngjyrë bezhë shumë të gjatë, me shtresa, por të rrjedhshme, nën të cilin ndoshta nuk kishte veshur asnjë të brendshme.

Përdoruesit e rrjeteve sociale e krahasuan veshjen e saj ekstravagante me një “qese plastike” dhe një “perde dushi”, ndërsa disa theksuan se ajo dukej sikur kishte dalë nga një “teatër operativ”.

@whoopsee.it Ci aveva abituati ad outfit provocatori che lasciavano poco spazio all’immaginazione, ma – forse per mantenere alto l’effetto sorpresa – questa volta Bianca Censori ha optato per un look decisamente diverso dal solito. Eccola insieme a Kanye West mentre parte dall’aeroporto di Firenze e, ancora una volta, riesce a catalizzare l’attenzione su di sé. Smetteranno mai di stupirci? Beh, noi speriamo di no. Intanto tanti auguri Kanye, che proprio ieri, 8 giugno 2024, ha compiuto 47 anni. [📹AS – ESCLUSIVO] #whoopsee #kanyewest #biancacensori ♬ original sound – Whoopsee

 

LEXO EDHE:

Back to top button