Si e ndihmon trupin shtimi i qumështit në kafe?

Hulumtimi i ri i kryer nga Universiteti i Kopenhagës pretendon se shtimi i qumështit në kafe mund të ndihmojë trupin tuaj të luftojë inflamacionin dhe mund të kontribuojë në një shëndet më të mirë në përgjithësi.

Shtimi i qumështit në kafe mund të përmirësojë shëndetin tuaj, pohojnë shkencëtarët. Kafeja e zezë është e mbushur me polifenole që mund të parandalojnë dëmtimin e qelizave dhe t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë, dhe proteinat e qumështit mund të lidhen me antioksidantët dhe të ndihmojnë trupin t’i përthithë ato.

Eksperimentet laboratorike në Universitetin e Kopenhagës zbuluan se shtimi i qumështit në kafe dyfishon efektivitetin e polifenoleve. Ata janë bërë dy herë më të mirë në reduktimin e ënjtjes/inflamacionit të dëmshëm në qelizat njerëzore. Inflamacioni mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Autorja e studimit, profesoresha Marianne Nielsen Lund, thotë: “Ne tregojmë se – si reagon polifenoli – efekti i tij në inflamacion në qelizat imune është i përforcuar. Është e qartë se ky koktej mund të ketë një efekt të dobishëm në inflamacionin tek njerëzit.”

“Duke pasur parasysh që njerëzit nuk thithin mjaftueshëm polifenole, shumë studiues po studiojnë se si mund të përmirësohet përthithja e tyre. Kjo strategji ka avantazhin e shtuar të rritjes së efekteve anti-inflamatore”, shton Prof. Nielsen Lund.

“Unë imagjinoj se diçka e ngjashme ndodh në pjatat e mishit me perime ose smoothie nëse siguroheni të shtoni pak proteina përmes qumështit ose kosit”, shpjegoi ajo.

Hulumtimi është publikuar në faqen zyrtare të vetë universitetit.

LEXO EDHE:

Back to top button