Si ju mbajnë miqtë tuaj të shëndetshëm, a është e mundur kjo?

Me kalimin e moshës, miqtë bëhen një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e jetës dhe kanë një ndikim të madh në shëndetin tonë psikofizik

Sipas hulumtimit të revistës Personal Relationships, marrëdhëniet e mira dhe miqësitë e forta ndër vite janë më të nevojshme se sa familja.

Më shumë se 270,000 njerëz në gati njëqind vende u përfshinë në sondazh. Studiuesi dhe psikologu William Chopik zbuloi fillimisht se lidhjet e forta me familjen dhe miqtë janë të lidhura me shëndetin dhe lumturinë. Megjithatë, njerëzit që kanë mbajtur lidhje të forta me miqtë në pleqëri janë më të shëndetshëm dhe më të lumtur.

Në raundin e dytë të hulumtimit, Chopik zbuloi se njerëzit që nuk kanë miq në pleqëri janë më të prirur ndaj sëmundjeve kronike.

Hulumtimet e ndryshme kanë treguar se në shoqërinë e miqve ne kënaqemi, jemi më të relaksuar dhe buzëqeshim, dhe shoqërimi me familjen ndonjëherë mund të jetë më serioz, pak monoton dhe ndonjëherë i vështirë”, thotë Chopik.

Miqësitë e forta kontribuojnë në një shëndet më të mirë mendor dhe fizik, veçanërisht në pleqëri. Chopik thekson se njerëzit shpesh i lënë pas dore miqtë e tyre në kurriz të bashkëshortëve dhe fëmijëve, sepse mendojnë se ata janë të parët.

“Është e rëndësishme të jemi të përkushtuar ndaj familjes, por miqësia ka një ndikim të veçantë tek ne. Gjatë gjithë jetës sonë, ne i lëmë miqësitë sipërfaqësore dhe qëndrojmë me ato që kanë vërtet rëndësi për ne. Në pleqëri e dini se ka njerëz rreth jush që ju bëjnë të lumtur dhe me të cilët i kapërceni më lehtë të gjitha vështirësitë”, thotë Chopik në raportin e hulumtimit.

LEXO EDHE:

Back to top button