Pajaziti: Ndërprerja e rrjeteve sociale, mësim mbi rëndësinë e konceptit familjar

Sociologët vlerësojnë se rënia e rrjeteve sociale për disa orë krijoi kaos global dhe indikacione për krizë humanitare. Sipas tyre, pamundësia për të qenë të kyçur në përditshmërinë njerëzore nxori në pah çfarë kanë për prioritet njerëzit. Sociologu Ali Pajaziti vlerëson se rënia e rrjeteve sociale paraqet një eksperiment nëse duam të dimë se si do të funksiononte njerëzimi pa internet dhe sa interaktive do të ishte jeta e çdo një individi.

- Advertisements -

Mbrëmë ky shok i madh që ndodhi në tre rrjetet më të fuqishme në botë, shkaktoi një goditje të madhe në psikologjinë e njerëzve dhe jo vetëm tek të rinjtë por edhe tek të pjekurit. Ata janë mësuar të jenë “online” ose të jenë në hap me atë që të tjerët postojnë. Këto orë që neve i kaluam në atë gjendje paraqet një situatë pozitive ose ekspertimet social për të kuptuar se çfarë do të bënin njerëzit pa rrjete sociale. Do kishin komunikuar mes vete, raportet ballë për ballë do të ishin më të shpeshta dhe më produktive dhe do të kishim një familje më të përafërt”, tha Ali Pajaziti, sociolog.

Sipas Pajazitit ndërprerja e mbrëmshme imponon nevojën për të punuar më shumë me gjeneratat e reja mbi rëndësinë e konceptit familjar, miqësor dhe shoqëror.

Duhet t’i socializojmë dhe edukojmë fëmijët tanë që më pak të jenë të varur nga rrjetet sociale. Te kenë një itinerar të përcaktuar kur do të çkyçen nga to me qëllim që të kontaktojnë me njeriun në formë normale. Të njohin babanë, nënën, vëllain, motrën, komshiun etj”, theksoi Ali Pajaziti, sociolog.

Pajazitit shton se efekti negativ edhe më i madh u krijua nga kureshtja e çdo një individi në momentet e para, ku çdo një individ ka menduar se është cak i ndonjë sulmi kibernetik.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button