Si skenë filmash, grabitësit sulmojnë furgonin e blinduar në mes të Italisë

Persona të armatosur sulmuan një makinë të blinduar që transportonte sende me vlerë në një autostradë mes Modenës e Bolonjës duke lënë pas një skenë të vërtetë krimi, të ngjashme me ato që shihen në filmat aksion.

- Advertisements -

Sipas policisë, agresorët kishin vendosur gozhdë në mes të rrugës për të ndaluar trafikun, nën kërcënimin e armës ata zbritën disa persona nga makinat e tyre dhe i vunë flakën për të bërë diversion.

Gjithashtu, ata detyruan dhe shoferët e dy kamionëve të kthenin makinat, për të bllokuar qarkullimin.

Megjithatë, diçka në planin e grabitësve nuk shkoi mirë dhe ata nuk arritën të merrnin asgjë nga furgoni i blinduar. Ata u larguan me shpejtësi në drejtim të Bolonjës dhe policia ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button