Si ta kuptoni nëse dikush i ka fshehur story-t e Instagram që vetëm ju të mos i shihni!

Si ta kuptoni nëse dikush i ka fshehur story-t e Instagram që vetëm ju të mos i shihni!

Sipas një zëdhënësi të Instagram, nuk ka asnjë mënyrë zyrtare për të parë nëse dikush ka fshehur Story-t nga ty, për çështje privatësie. Megjithatë, mund të provoni disa mënyra të tjera:

“Bashkëpunëtorë në krim”

Thuaji një shoqeje/shoku të përbashkët, t’ju njoftojë kur ai përdorues poston diçka në Instastory. Nëse ju s’e shihni postimin, gjasat janë që jeni bërë “hide”.

Hulumtoni

Faqe si “insta-stories”, që mund t’i gjeni lehtësisht në Google, ju lejojnë të shihni story-t, madje edhe ato të vendosura në “Close Friends”, pa patur nevojë të futeni në llogarinë tuaj. Këtë mund ta bëni gjithmonë nëse profili i personit që do i shihni story-t është publik.

Kontrolloni prapë

Dikush mund t’ju ketë fshehur nga një postim specifik, por jo nga të gjitha postimet e ditëve në vazhdim. Arsyet? Ndoshta ju i dini më mirë…

Story Highlights

Nëse profili tek i cili dyshoni nuk ka asnjë “highlight” të vendosur në profil, me siguri përdoruesi ju ka bërë “hide”. Shikojeni profilin e tij nga një llogari tjetër për ta vërtetuar me më shumë siguri. Nëse nga llogaria tjetër ju mund t’ia shihni highlights, na vjen keq por tani është e sigurt: ju kanë bërë “hide”.

LEXO EDHE:

Back to top button