Si të mbijetoni një ditë kur jeni të privuar nga gjumi

Si të mbijetoni një ditë kur jeni të privuar nga gjumi

Gjumi ndikon në sistemin tuaj imunitar dhe oreksin tuaj, hormonet e stresit dhe metabolizmin, presionin e gjakut dhe sistemin kardiovaskular.

A nuk keni fjetur mjaftueshëm gjatë natës dhe ndiheni të rraskapitur? Kjo ndjenjë mund të jetë shumë e pakëndshme të nesërmen sepse duhet të “filloni ditën”.

Pak kafeinë

Gjumi është i lidhur me pothuajse çdo funksion të rëndësishëm trupor – ai ndikon në sistemin tuaj imunitar dhe oreksin tuaj, hormonet e stresit dhe metabolizmin, presionin e gjakut dhe sistemin kardiovaskular. Si të mbijetoni ditën kur jeni pa gjumë, ja disa këshilla.

Ekspozoni veten në dritë – Ekspertët thonë që të ekspozoheni në dritë të fortë në mëngjes. Cikli ynë gjumë-zgjim varet shumë nga drita – drita e ditës dërgon një sinjal në trurin tonë se është koha për t’u ngritur dhe për të qenë aktiv, ndërsa errësira dërgon një sinjal se është pothuajse koha për të fjetur. Ekspozimi ndaj dritës kur zgjoheni për herë të parë “shtyp melatoninën, e cila rrit vigjilencën dhe ngre humorin”, shkruan Huff Post.

Pini pak kafeinë – Mund të duket e qartë, por po, kafeja ndihmon. Kjo ndodh sepse kafeina bllokon adenozinën, një kimikat në trupin tonë që rrit nevojën për gjumë. Si rezultat, kafeina na bën të ndihemi më pak të përgjumur dhe përmirëson të mësuarit dhe vendimmarrjen nëse jeni të privuar nga gjumi – thotë  Andrey Zinchuk, një doktor i mjekësisë së gjumit në Universitetin Yale për Huff Post.

Një pushim i shkurtër

Pushoni pak – Një sy gjumë i shkurtër mund të përmirësojë vigjilencën, përgjumjen, kujtesën dhe aftësinë për të ushtruar. Nga ana tjetër, dremitjet më të gjata të mesditës mund të dëmtojnë funksionet njohëse dhe potencialisht ta bëjnë më të vështirë kryerjen e detyrave.

LEXO EDHE:

Back to top button