Si të përgatisni ujin e freskët me shalqi

Si të përgatisni ujin e freskët me shalqi

Në një ditë të nxehtë vere nuk ka gjë më të mirë se një pije që ju freskon dhe në të njëjtën kohë ju fal plot vlera e një shije të ëmbël.

Ndaj edhe AgroWeb.org ju njeh sot me një recetë mjaft të thjeshtë, për të cilën do t’ju duhen vetëm dy përbërës: ujë dhe shalqi.

E vetmja gjë që duhet të kini kujdes është përzgjedhja e frutit, pasi sa më i ëmbël të jetë ai, aq më e ëmbël do të jetë edhe pija juaj.

Për të zgjedhur shalqirin e duhur duhet të keni parasysh disa veçori.

E para, sa më i vogël të jetë dhe i rrumbullakët aq më i ëmbël do të jetë.

Sigurohuni që të ketë një njollë të verdhë në skajin e tij dhe të ketë në të disa gërvishtje.

Së fundi, nëse trokisni në shalqi dhe ai tingëllon i zbrazët, do të thotë se fruti është i pjekur.

Megjithatë, nëse nuk është i ëmbël mjaftueshëm ju mund të shtoni mjaltë, sheqer ose shurup panje, për t’i dhënë më tepër ëmbëlsi.

Ndiqni më poshtë recetën e thjeshtë të përgatitjes së ujit të freskët me shalqi.

Përbërësit

2-3 filxhanë shalqi të prerë në kubikë

4 gota ujë

1 limon jeshil (sipas dëshirës)

Ëmbëlsues si mjaltë, shurup panje apo sheqer (sipas dëshirës)

Përgatitja

Bashkoni në një mikser kubat e shalqirit, ujin, lëngun e limonit dhe ëmbëlsuesin nëse dëshironi.

Përpunojini përbërësit derisa ato të bashkohen plotësisht.

Kullojeni lëngun e shalqirit dhe hidhni tulin.

Shërbejeni pijen duke i shtuar pak akull.

LEXO EDHE:

Back to top button