Stuhitë me breshër kanë dëmtuar të mbjellat në Kosovë

Stuhitë me breshër kanë dëmtuar të mbjellat në Kosovë

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri ka apeluar që të bëhet një vlerësim i dëmeve edhe te gruri.

Tahiri thotë se ekspertët e kanë për detyrë që të vlerësojnë tani apo pas 15 dite se a ka pasur dëme në grurë.

“Apelojmë që edhe te gruri të bëhet vlerësimi për arsye se në shikim të parë duket se nuk ka dëme te gruri, por gruri kur është në fazën e krijimit të kokrrës nuk vërehet shumë, ajo vërehet dikur mas 2 jave dite dhe është e pamundur që ato parcela që janë të përfshira nga breshëri të mos kenë dëme. Mirëpo ekspertët e kanë për detyrë ta vlerësojnë ose tani për tani ose më vonë ose pas 15 dite sepse ne konsiderojmë se patjetër ka dëme edhe në grurë”, tha ai në emisionin në Tëvë1.

Ai ka deklaruar se nuk ka sipërfaqe të mëdha të sasisë së grurit, teksa thotë se të reshurat e fundit kanë përmirësuar gjendjen me grurë

“Sa i përket bukës këtë vit, sasisë të grurit që pritet nuk kemi sipërfaqe të mëdha. Fatmirësisht që ka pasur të reshura të fundit, mirëpo këto të reshurat para një jave e kanë përmirësuar gjendjen shumë”, ka thënë Tahiri.

LEXO EDHE:

Back to top button