Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë muajit të Ramazanit? Këshilla nga nutricionist

Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë muajit të Ramazanit? Këshilla nga nutricionist

Gazetare: Ilmie Zhaku

Gjatë muajit të Ramazanit, është e rëndësishme të kemi një ushqyerje të balancuar për të ruajtur energjinë dhe shëndetin. Në emisionin Ftesë në Studio në Alsat, nutricionistja Arlinda Memedi dha disa këshilla praktike për një dietë të shëndetshme gjatë agjërimit.

“Syfyri duhet të jetë një mëngjes i lehtë, qoftë një bukë integrale, një copë apo dy, vezë të zier, perime të ndryshme, smoothie me fruta të ndryshme. Pra, duhet të jetë një mëngjes i balancuar, i lehtë dhe i shëndetshëm,” tha nutricionistja Arlinda Memedi.
Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e konsumimit të ushqimit në kohën e duhur.

“Është e rëndësishme që syfyrin ta hamë 40 minuta para kohës kur mbaron, sepse është mirë të hamë bukë, të presim dhe pastaj të pijmë ujë. Nuk preferohet të pihet sasi e madhe uji menjëherë pas bukës. Gjithashtu, duhet kujdes me çajin e zi dhe kafen, sepse ato përmbajnë kafeinë dhe na çojnë ta nxjerrim ujin nga trupi, duke sjellë etje gjatë ditës”.

Për vaktin e iftarit, Memedi këshillon që trupi të mos rëndohet me ushqim të shumtë menjëherë pas një dite agjërimi.

“Është shumë e rëndësishme që iftarin ta çelim me një gotë ujë, është mirë një hurmë apo frut tjetër që të rrisim nivelin e sheqerit në gjak, dhe një supë. Ndërsa më pas preferoj që pas dy orëve të hahet ushqimi kryesor, që brenda kohës të kemi bërë ndonjë aktivitet fizik, siç është edhe falja e taravisë, që është mirë edhe nga ana shpirtërore edhe nga ana e shëndetit. E di që kjo s’mund të bëhet gjithmonë, por së paku 15-20 minuta të presim para se të hamë ushqimin kryesor”, tha Memedi.

Këto këshilla ndihmojnë për të pasur një agjërim më të shëndetshëm, duke shmangur problemet me tretjen dhe mungesën e energjisë gjatë ditës.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni këtu:

LEXO EDHE:

Back to top button