Si t’i përgatisim fëmijët për kthimin në shkollë?

Si t'i përgatisim fëmijët për kthimin në shkollë?

Kthimi në shkollë po afron dhe bashkë me të vjen stresi dhe ankthi midis prindërve dhe fëmijëve.

Lajmi i mirë është se një planifikim i vogël mund ta bëjë më të lehtë përgatitjen, thotë terapistja e familjes Gayane Aramjan.

“Gjatë verës vetë prindërit i thyejnë rregullat. E di sepse shikoj edhe më shumë televizor se zakonisht. Por përpara se të fillojë viti shkollor, përgatitja dhe rutina janë thelbësore”, thotë ajo.

Këtu janë tre këshilla që ajo ka për prindërit që duan t’i përgatisin fëmijët e tyre për një rikthim të suksesshëm në shkollë.

Filloni të ndryshoni rutinën tuaj të mëngjesit disa javë përpara

Nëse befas filloni ta bëni fëmijën tuaj të shkojë në shtrat më herët ose reduktoni shikimin e televizorit, mund ta ngatërroni dhe t’i bëni të ndihet sikur po e ndëshkoni.

“Duhet t’ia shpjegoni fëmijës ndryshimet paraprakisht. Filloni ndryshimet dy deri në tre javë para fillimit të shkollës. Filloni ta zgjoni fëmijën më herët, zgjidhni rrobat për ditën e re një natë më parë, shpërblejeni fëmijën kur të përfundojë të gjitha detyrat”, këshillon Aramyan për CNBC.

Nëse fëmija juaj po fillon klasën e parë, mund të merrni një libër që përshkruan në një mënyrë argëtuese se çfarë të presësh nga rutina e re.

Ulni ankthin e ndarjes

Sipas Stanford Medicine, pothuajse të gjithë fëmijët e moshës 18 muajsh dhe tre vjeç kanë një nivel ankthi ndaj ndarjes. Shumica e fëmijëve e tejkalojnë atë, por rreth 3 për qind e tyre e përjetojnë atë në shkollën fillore, sipas të dhënave nga Spitali i Fëmijëve në Filadelfia.

“Është një pjesë normale e zhvillimit të një fëmije. Kur ta çoni fëmijën tuaj në shkollë, thuajini se do ta merrni. Edhe nëse duket qartë, është e rëndësishme ta thoni çdo ditë”, vëren Aramjan dhe këshillon të mos e projektoni ankthin tuaj tek fëmija.

“Nëse ti qan, do të qajë edhe fëmija”, shtoi ajo.

Futni besim tek fëmija juaj, edhe kur ai bën gabime

Presioni për të pasur sukses në shkollë mund të jetë stresues për fëmijët. Për këtë arsye Aramjan u bën apel prindërve që të përpiqen t’i ngjallin besim fëmijës edhe kur ai gabon.

“Flisni me fëmijën për atë që e shqetëson, me çfarë po lufton. Pyete atë se si mund ta ndihmosh. Vetëbesimi është më i dobishëm se ‘të pesët’”, pohon terapisti.

Shoqata Kombëtare e Arsimit e SHBA-së deklaroi në një artikull të vitit 2017 se studentët kanë më shumë gjasa të thithin materialin më shpejt, të mësojnë të kuptojnë, të kërkojnë ndihmë dhe të flasin para klasës kur kanë besim.

LEXO EDHE:

Back to top button