Sidnej zgjat “lockdown” edhe për katër javë të tjera

Bllokimi nga koronavirusi në Sidnej është zgjatur edhe për katër javë të tjera, deri më 28 gusht.

- Advertisements -

Kryeministri i shtetit të Uellsit të Ri të Jugut, Gladys Berejiklian njoftoi zgjatjen në një konferencë shtypi.

Masat do të zbatohen për zonat përreth Sidnejt.

”Shteti regjistroi 177 raste të reja nga më shumë se 94 000 teste”, njoftuan autoritetet.

Australia praktikisht eliminoi Covid-19 vitin e kaluar falë rregullave jashtëzakonisht të rrepta, por tani është penguar nga përhapja e ngadaltë e vaksinave në të gjithë vendin.

Fushata e vaksinimit u pengua nga furnizimi i dobët me vaksina Pfizer si dhe këshillat kontradiktore se kush duhet të marrë vaksinën AstraZeneca.

Uellsi i Ri i Jugut, i cili ka regjistruar pak më shumë se 8 000 raste infeksionesh që nga fillimi i pandemisë, deri më tani ka administruar rreth 3,5 milionë doza të vaksinës.

LEXO EDHE:

Back to top button