“Siguria kibernetike është po ashtu një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë”

“Siguria kibernetike është po ashtu një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë”

Paralelisht me procesin e transformimit dixhital të shoqërisë, duhet të punohet edhe për sigurinë kibernetike edhe ajo nuk duhet të shihet si shpenzim për shtetin por si investim, shkruan Alsat.

Kështu deklaroi zv/ kryeministrja për krijimin e politikave për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska në debatin me titull ”Demokracia dixhitale- rruga drejt pjesëmarrjes më të madhe të qytetarëve”.

Ajo nënvizoi se siguria është një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë.

“Kemi obligim që të ndërtojmë besim ndaj qytetarëve, detyrim që t’u sigurojmë qasje më të lehtë dhe shërbime, t’u japim zë që të fitojnë besimin se mënyra e tillë e komunikimit është e sigurt. Prandaj siguria kibernetike është poashtu një prej prioriteteve kryesore. Këto janë procese që duhet të shkojnë paralelisht. Nuk mund të flasim për transformimin dixhital të shoqërisë nëse nuk kemi parasysh njëkohësisht sigurinë kibernetike, e cila në rrethana të tilla gjeopolitike ndoshta duhet të jetë prioriteti numër një”, tha Sllavica Grkovska, zëvendëskryeministre për krijimin e politikave për  qeverisje të mirë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button