Kompanitë më të mëdha duan të përfshihen në pakon e ndihmës për përballimin e krizës energjetike

Kompanitë më të mëdha duan të përfshihen në pakon e ndihmës për përballimin e krizës energjetike

Gazetar: Ile Petrevski

Dhjetë kompanitë më të mëdha nga vendi, të cilat shpenzojnë 20 për qind të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, kërkojnë që edhe për to të ketë masa kundër krizës në pakon e ndihmës për përballimin e krizës energjetike. Këto kompani kanë afat deri të martën e ardhshme për të dorëzuar listën e kërkesave në qeveri dhe paketa përfundimtare e ndihmës do të shpallet më 28 shtator.

“Ne kemi gjashtë kompani që janë në tregun e hapur, nga ato dhjetë. Ata janë të grupuar dhe mund të blejnë ku të duan, por sot kanë shprehur dëshirën që të formulojnë disa kërkesa, që do të shqyrtohen, sepse janë me kapacitet të konsiderueshëm për ekonominë e Maqedonisë. Rritja e çmimit të faturave të energjisë elektrike është bërë nga katër në gjashtë herë”, deklaroi Branko Azeski -Kryetar i Odës Ekonomike.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, siguron se Qeveria po bën përpjekje për të ndihmuar të gjitha kompanitë e prekura nga kriza energjetike. Ai thotë se vetëm kështu do të ruhet likuiditeti dhe nuk do të ulet konkurrenca e tyre me kompanitë nga rajoni. Sipas Bekteshit, me vendet fqinje nuk diskutohet vetëm për sasinë, por edhe për çmimin.

“Nuk flasim vetëm për sigurimin e sasive të energjisë elektrike, sepse ato sasi janë të importuara. Dhe nuk është problem pjesa e sasive, problem është pjesa e çmimit të cilin ne duam ta zgjidhim në mënyrë bilaterale me fqinjët tanë dhe për të gjithë sezonin e ngrohjes”, u shpreh Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë.
Sipas informatave, grupi punues nga Maqedonia të premten me kolegët nga Bullgaria do të duhet të dakordojnë çmimin e energjisë elektrike që duhet të përfundojë në ekonominë e vendit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button