Siljanovska për gjendjen në Lindjen e Mesme: Ne jemi të sigurt, nuk duhet të shqetësohemi për momentin
Siljanovska për gjendjen në Lindjen e Mesme: Ne jemi të sigurt, nuk duhet të shqetësohemi për momentin
Gazetare: Fatlume Dervishi
Situata në shtet është stabile dhe e sigurtë. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, tha se ky është konstatimi i Këshillit të Sigurisë pas zhvillimeve luftarake në disa pjesë të botës.
“Ne për momentin nuk jemi të ekspozuar ndaj jostabilitetit, nuk ka rrezik as për sigurinë e brendshme dhe as në rajon”, u shpreh Gordana Siljanovska Davkova, Presidente.
Presidentja nuk beson që konflikti do të ketë pasoja ekonomike dhe energjetike në vend.
“Gjithmonë në këto situata mendojmë për ndikimin e mundshëm jo vetëm mbi sigurinë por edhe mbi ekonominë, energjencat, etj. Në këtë drejtim, institucionet gjithashtu informuan se nuk ka probleme. Siç e dini, interkonektori me Greqinë tashmë është në funksion. Nga ajo që dëgjova unë si Presidente kam bindje të fortë të dokumentuar me të dhëna se nuk ka përse të shqetësohemi për momentin”, tha Gordana Siljanovska Davkova, Presidente.
Presidentja tha se gjithkund ekziston nevoja e kujdesit të shtuar mbi objektet që identifikojnë komunitetin hebre. Ajo tha se ka marrë informacionin se në vend këto objekte janë nën kontroll dhe se nuk do të ketë situata të papritura. / Alsat.mk








