Silva ia shuan shpresat Barcelonës

Silva ia shuan shpresat Barcelonës

Bernardo Silva ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. E ardhmja e Bernardos është ende në ajër, por portugezi donte ta bënte të qartë pas ndeshjes ndaj Newcastle United se ai është i lumtur te Manchester City mes thashethemeve dhe informacioneve për nënshkrimin e tij të mundshëm me Barçën. “Jam i lumtur këtu. Po bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar klubin. Jam shumë i fokusuar,” ka thënë Silva, për faqen e Manchester City. Përveç Barcelonës edhe Paris Saint Germain kanë shfaqur interesim për mesfushorin portugez./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button