Centrali bërthamor në Zaporizhia, thirrje për vetëpërmbajtje

Centrali bërthamor në Zaporizhia, thirrje për vetëpërmbajtje

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje për shkak të sulmeve në centralin bërthamor Zaporizhia dhe theksuan nevojën për rikthimin e sigurisë në strukturën e kërcënuar nga konflikti. Udhëheqësit e 4 vendeve ri përsëritën mbështetjen për Ukrainën kundër pushtimit rus. Ata mirëpritën një marrëveshje, të aprovuar nga presidenti rus Vladimir Putin, për të lejuar inspektorët e OKB-së në centralin bërthamor, dhe kërkuan që inspektimi të zhvillohet sa më shpejt. Ukraina raportoi sulme të tjera me raketa ditën e djeshme, kryesisht në Nikopol, pranë centralit të Zaporizhias. Moska dhe Kievi kanë akuzar njëra-tjetrën për bombardimet, që kanë nxitur shqetësimet për një katastrofë, si ajo e Çernobilit. Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i bëri thirrje ukrainasve të tregohen vigjilente në prag të festimeve të pavarësisë.

“Të gjithë partnerët e Ukrainës janë informuar për atë që shteti terrorist mund të përgatitet për këtë javë. Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka veçanërisht të neveritshme. Veçanërisht mizore. Një prej objektivave kyçe të armikut është të na turpërojë, por ne duhet të tregohemi të fortë për t’i rezistuar të gjitha provokimeve”, deklaroi Volodimir Zelenski, president i Ukrainës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button