Silva, objektivi i Barçës për vitin 2023

Mesfushori i Mançester Sitit, Bernardo Silva është objektivi i Barcelonës për vitin 2023. Silva është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit të Barcelonës, Çavi Hernandez. Se është i tillë tregon edhe interesimi i madh i klubit për të.

Drejtuesit e katalanasve shkuan pas portugezit edhe merkaton e verës, por lojtari nuk kishte në mend largimin nga ‘Etihad’. Ai gjithashtu kishte thënë se është i lumtur te kampioni anglez.

Pavarësisht kësaj, sipas ‘Mundo Deportivo’, Barça do shkojë për të sërish edhe në vitin 2023. Mbetet të shihet nëse mesfushori do ndryshojë mendjen deri në merkaton e verës së ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button