Çantat e rënda, fëmijët rrezikohen nga skolioza

Çantat e rënda, fëmijët rrezikohen nga skolioza

Abi, nxënëse e klasës së katërt, është vetëm një nga mijëra fëmijët e shkollave në Shqipëri që vuajnë rëndesën e çantës së shpinës.

Në varësi të orarit mësimor, ajo shprehet se shpesh çanta i rëndon dhe herë të tjera jo.

Pavarësisht se Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ngarkesa që një fëmijë mund të mbajë mbi supe nuk duhet të kalojë 10 përqindëshin e peshës trupore të tyre, në shkollat e vendit kjo ndodh masivisht.

Çanta e Abit peshon ,3.3 kg, ndërsa vetë ajo 28.

Prindërit e nxënësve shpeshherë detyrohen që t’i shoqërojnë fëmijët për në shkollë, gjë që u shkakton vonesa në punë.

“Çantat janë goxha të rënda, në përgjithësi kanë të gjithë librat që kanë në mësim. Por çantat janë të shumë të rënda, sepse kanë kurrikulumin ditor dhe është goxha impenjative”, shprehet njëri prej tyre.

Një tjetër prind tregon se i duhet të marrë koha nga puna për të çuar dhe marrë fëmijën nga shkolla.

Sipas mjekëve, peshat e rënda mbi shpinë, bëjnë që nxënësit e shkollave fillore të rrezikohen nga skolioza, sëmundje e cila shkakton deformim të shtyllës kurrizore. /A2 CNN/

LEXO EDHE:

Back to top button