Silvinjo: Ndeshje e rëndësishme, por jo edhe vendimtare

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, mendon se ndaj Çekisë do të luhet një ndeshje shumë e rëndësishme, por jo vendimtare për kualifikimin. Sipas tij, llogaritë do të bëhen në muajin nëntor. Përqendrimi duhet të jetë maksimal në ndeshjen e radhës, përballë një ekipi shumë të fortë.

 

“Është një ndeshje e rëndësishme. Koha nuk ka qenë e gjatë dhe sigurisht jam shumë i lumtur që skuadra, të gjithë futbollistët (23) duan të zbresin në fushë. Kemi punuar shumë, individualisht edhe në grup. Puna më e madhe bëhet jashtë fushë. Është një takim shumë i fortë, shumë prej lojtarëve kanë luajtur ndeshje të tilla. Për këtë jam shumë i lumtur,” tha në fillim Silvinjo.

 

“Llogaritë do të bëhen në nëntor. Jam shumë i bindur se të dyja skuadrat do të luajnë për të fituar. Shpresoj që të marrim pikë nesër. Është e rëndësishme të bëjmë një paraqitje të mirë, mbase edhe mund të fitojmë, por kemi përballë një Çeki shumë të fortë me një trajner ekspert. Por edhe ne kemi cilësi, jemi në kushte të barabarta në këtë drejtim.

Niveli i përqendrimit duhet të jetë shumë i lartë. Kur rritet niveli teknik dhe fizik, një gabim mund të të kushtojë. Duhet të futemi në fushë me zemër, siç kemi bërë edhe më herët. Duhet të gabojmë sa më pak, tha mes tjerash Silivinjo.

LEXO EDHE:

Back to top button