Silvinjo shpalos listën me emrat të rinj nga U21, mungojnë Daku, Muçi dhe Uzuni
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Përgatitjet për dy ndeshjet e para në Grupin B1 do të nisin të hënën më 2 shtator, teksa trajneri Silvinjo ka publikuar listën me 24 lojtarë të grumbulluar.
Përsa i përket portës janë: Tomas Strakosha, Alen Sherri dhe Simon Simoni. Në mbrojtje rikthehet futbollisti i Partizanit, Andi Hadroj. Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e prapavijës janë: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Enea Mihaj.
Në repartin e mesfushës dhe të sulmit ka dy rrisi. Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtaren A mesfushorin Sebastjan Spahiun dhe sulmuesin Agim Zeka. Të dy futbollistët më parë kanë qenë pjesë e Shqipërisë U-21. Spahiu aktivizohet në Iran me skuadrën e Mes Rafsanjan, ndërsa Zeka në kampionatin “Abissnet Superiore” me Partizanin.
Pjesa tjetër e lojtarëve që përbëjnë repartin e mesfushës dhe të sulmit janë: Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Rej Manaj, Armando Broja dhe Taulant Seferi.
Befasi e madhe është mos-ftesa e sulmuesit nga Kosova, Mirlind Daku, i cili po kalon formë të lartë me Rubin Kazanin, ndërsa në listë nuk gjenden as Ernest Muçi, Myrtu Uzuni, Keidi Bare dhe Arlind Ajeti.
Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 2 shtator. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të premten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë, aty ky më 7 shtator do të luhet ndeshja e parë në Grupin B1, stadiumin “Epet Arena”, në orën 20:45. Tre ditë më pas më 10 shtator, kombëtarja kuqezi do të luajë ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.