Silvinjo, sot shpalos listën e futbollistëve për “EURO 2024”

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lista zyrtare me futbollistët e grumbulluar nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho për finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” do të bëhet publike sot në orën 16:00.

Në të njëjtën orë trajneri brazilian do të dalë në një konferencë zyrtare për media në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” përballë gazetarëve ku do të flasë për listën e lojtarëve, përgatitjet, dy ndeshjet miqësore dhe finalet e “EURO 2024”, njofton Federata Shqiptare e Futbollit. Lojtarët fillimisht do të grumbullohet në Shqipëri e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë.

Kombëtarja i ka edhe dy ndeshje miqësore në program ndaj Lihtenshtajnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”.

Më datë 8 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe do t’i zhvillojnë përgatitjet për finalet e Europianit, në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau, në afërsi të Dortmundit.

LEXO EDHE:

Back to top button