Simeone: Aspak nuk është i lehtë kualifikimi në Ligën e Kampionëve

Falë triumfit 3-0 në shtëpi përballë Osasunës, Atletiko Madrid përveç se kaloi në vend të dytë duke zbritur Real Madridin në vendin e tretë, garantoi matematikisht edhe pjesëmarrjen për të 11-tën herë radhazi në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.

Pas këtij suksesi, Diego Simeone u shpreh se në fillimin e sezonit, i konsideruan të “vdekur” ndërsa ftoi ata që e konsiderojnë të lehtë kualfikimin në Ligën e Kampionëve, të veshin kostumin e zi të trajnerit.

“Më vjen mirë që i bëmë njerëzit tonë të lumtur. Në nëntor ishim në “klinikë” dhe një mjek na tha se ishim thuajse të “vdekur”. Punojmë ditë pas dite dhe mendojmë vetëm për t’u përmirësuar. Ata që e konsiderojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, si një mision të lehtë, i ftoj të veshin kostumin e zi të trajnerit dhe ta provojnë vetë. Le të trajnojnë një skuadër për 8 muaj dhe të më thonë nëse është e lehtë apo jo.

 

E ardhmja?

Kam edhe një vit të mbetur në kontratë, kjo pjesë ishte e lidhur edhe me Ligën e Kampionëve. Do të flasim sërish në fundin e sezonit me drejtuesit dhe do të marrim vendimin për të mirë për skuadrën”, u shpreh Simeone.

LEXO EDHE:

Back to top button