Festa e titullit, yjet e Man. Sitit në klub nate me partneret e tyre

Kampionët e rikonfirmuar të Anglisë u mblodhën bashkë për një natë, pasi ngritën trofeun e Premier Ligës, i arritur edhe matematikisht me fitoren 1-0 ndaj Çellsit. Në fakt, festa nisi në dhomën e zhveshjes së Man. Sitit, me yjet blu që pinin birrë dhe hanin pica.

Festimet vazhduan në një klub nate në Mançester, me rekordthyesin Haaland të dalluar nga të tjerët falë një veshjeje të pazakontë. Sulmuesi 22-vjeçar kishte veshur pizhame bojëqielli të mëndafshta, me inicialet e tij. Norvegjezi shoqërohej nga partnerja e tij Isabel, e cila dukej pak më elegante me një fustan mëndafshi të së njëjtës ngjyrë. Babai i tij, Alfe-Inge Haaland, ishte gjithashtu i pranishëm, pasi pa bomberin norvegjez të merrte medaljen e tij të parë në Premier Ligë më herët, gjatë ditës.

 

Fil Foden, Kajll Ualker dhe Xhon Stouns janë parë të gjithë përkrah partnereve të tyre. Ndërsa gruaja e Kevin De Bryjne, Mishell Lackroa, mahniti me një bluzë të tejdukshme pa sytjena. Riyad Mahrez mbërriti me bashkëshorten e tij, yllin e mediave sociale, Tejlor Uard, e cila krenohet me tre milionë ndjekës në “Instagram”.

Edhe Bernardo Silva u takua me shokët e tij të skuadrës së shpejti, shoqëruar nga gruaja Ines Tomaz. Dyshja do të lidhet me martesë në Portugali, në korrik.

Manuel Akanji, i cili po feston fitoren e parë të titullit me Man. Sitin, arriti me gruan e tij Melani Uindler. Rodri dhe partnerja e tij Laura u shfaqën gjithashtu së bashku me kapitenin Ilkaj Gundogan dhe gruan e tij Sara Arfaoui./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button