Mediat zbulojnë listën e përforcimeve të Arsenalit për sezonin e ardhshëm

Pasi humbi garën për titullin kampion në Premier Ligë këtë sezon, të cilin e komandoi shumicën e kohës, skuadra e Arsenalit synon të bëjë hapin e madh. Për këtë arsye, në merkaton e varës, “topçinjtë” synojnë një revolucion, duke sjellë disa futbollistë që mund të bëjnë diferencën.

Sipas “The Athletic”, trajneri Mikel Arteta ka piketuar 3 përforcimë të rëndësishme për mesfushën: Deklan Rajs (Uest Ham), Mejson Maunt (Çellsi) dhe Ilkaj Gungodan (Man. Siti). Natyrsisht që për Arsenalin nuk do të jetë e lehtë afrimi i këtyre lojtarëve, duke qenë se konkurenca është e madhe.

Arteta këmbëngul sidomos për Gundoganin, të cilin e njeh mirë, duke qenë se dikur ka qenë zv.trajner i Man. Siti. Mjaft i rëndësishëm edhe Rajs, që ka ende edhe një vit kontratë më “The Hammers”, ndërsa Maunt kërkon më shumë hapësira për të luajtur, duke qenë se të Çellsi, një gjë e tillë është e vështirë.

Nga Arsenal konfirmohet largimi i Granit Xhaka (e kërkon Bajer Leverkuzeni), por edhe ndonjë emër tjetër pritet të thotë lamtumirë. Ardhja e mesfushorëve të rinj pritet të rritë ndjeshëm nivelin e këtij reparti te Arsenal, që sezonin tjetër synon sërish titullin kampion në Premier Ligë.

LEXO EDHE:

Back to top button