Moldavia zgjedh Europën! Dhjetëra mijëra njerëz në protestat kundër Rusisë

Moldavia zgjedh Europën! Dhjetëra mijëra njerëz në protestat kundër Rusisë

Më thirrjet “Europë”, dhjetëra mijëra qytetarë të Moldavisë mbushën rrugët e kryeqytetit Chisinau ditën e diel, për të mbështetur përpjekjen e qeverisë për t’iu bashkuar BE-së, mes asaj që autoritetet e shohin si përpjekje të Rusisë për të destabilizuar vendin…Mbi 75 mijë njerëz morën pjesë në protestën e organizuar nga presidentja e vendit Maia Sandu.

Qeveria e saj perëndimore ka akuzuar Moskës se tension të nxisë tensionet në vend duke mbështetur partinë opozitare pro-ruse, SOR. Sandu u tha demostruesve se vendi nuk dëshiron të jetë më “i jashtëm”.

“Qytetarët e Moldavisë janë europianë dhe në 7 vite duhet të bëhen anëtarë të plotë të bashkimit europiane. Nuk duam të jemi më në periferi të Europës. Moldavia nuk do të shantazhohet nga Kremlini”, tha Maia Sandu.

Në manifestimin e së dielës foli edhe presidentja e parlamentit europian, Roberta Metsola, e cila vlerësoi qytetarët që siç tha, po sfidonin kërcënimet e Rusisë duke marrë pjesë me mijëra.

“Ju zgjodhët Europën dhe Europa do t’iu mirëpresë me krahë dhe zemër të hapur”, u shpreh presidentja e PE Roberta Metsola.

Në shkurt, Sandu akuzoi Rusinë se po komplotonte të përdorte sabotatorë të huaj për rrëzimin e qeverisë së saj, dhe se komploti do të përfshinte protesta të së ashtuquajturës opozitë, me synimin për të përmbysur rendin kushtetues. Moldavia e cila aplikoi vitin e kaluar për t’iu bashkuar BE, bashkë më Ukrainën, është prekur rëndë nga lufta. Raketat ruse që i drejtohen Ukrainës, kanë kaluar disa herë në hapësirën ajrore të vendit.

E ndodhur mes Ukrainës dhe Rumanisë, Moldavia është mjaft e varur nga gazi rus, diçka që Moska e ka shfrytëzuar duke ja përgjysmuar furnizimet. Ky hap nxiti protesta për rritjen e çmimit të gazit dhe elektricitetit, çka çoi në dorëheqjen e kryeministres moldave, Natalia Gavrilita më herët gjatë vitit.

LEXO EDHE:

Back to top button