Simeone: Ne eliminuam një nga më të mirët në Evropë

Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone është shumë i lumtur që skuadra e tij ka kaluar në çerekfinale pas fitores ndaj Interit me penallti.

“Jam i lumtur për lojtarët, për njerëzit. Pas lojës së keqe në Kadiz thashë se nuk mund të kërkonim asgjë, duhej të jepnim në vend që të kërkonim dhe sot djelmoshat ishin shumë të mrekullueshëm. Më bën shumë të lumtur mua dhe gjithë të tjerët”, ka thënë fillimisht Simeone pas ndeshjes.

 

“Është emocionuese, jam mirënjohës për gjithçka që po më ndodh në Atletico. Ne vazhdojmë të duam të përmirësohemi, njerëzit tanë na shoqërojnë, lojtarët përfundojnë duke reaguar përtej nevojës për të përmirësuar disa gjëra, por ka diçka që shkon përtej iluzionit. Të gjithë duhet të jemi bashkë dhe kjo energji u ndje”.

 

“Interi janë shumë të mirë, ata luajnë në mënyrë të pabesueshme. Ata kanë lojtarë shumë të mirë. Sot Aksel, Saviç dhe Mario luajtën shumë mirë, një lojë të shkëlqyer. Ne eliminuam një nga më të mirët në Evropë dhe loja ishte emocionuese”, përfundoi trajneri i Atletikos.

LEXO EDHE:

Back to top button