Tetë ekipe me një qëllim të vetëm, të bëjnë të vetën kupën elitare

Tetë ekipe në lojë për një qëllim, të bëjnë për vete kupën me “veshë të mëdhenj”. Dortmundi dhe Atletiko Madrid kompletuan konfigurimin e fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Të premten në Nion, në orën 12:00 do të hidhet shorti, me goglat që premtojnë spektakël, pasi në këtë pikë të Ligës së Kampionëve kanë mbetur 8 ekipet më të mira në Evropë.

Arsenal, Barcelona, Bajern Munihu, Man.Siti, PSZH dhe Real Madrid janë gjashtë ekipet e tjera që më herët kishin siguruar një biletë për në fazën çerekfinale.

Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen me 9-10 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit me 16-17 prill. Takimet gjysmëfinale do të luhen më 30 prill dhe 1 maj, ndërsa ndeshjet e kthimit më 7-8 maj.

LEXO EDHE:

Back to top button