Simone Inzagi: Respektojmë “Zonjën e Vjetër”, por nuk kemi frikë

Trajneri i Interi, Simone Inzaghi ka folur në lidhje me ndeshjen e tyre ndaj Juventusit. Të dy skuadrat janë në një formë pothuajse të njëjtë, andaj pritet të ketë spektakël në ‘Allianz Stadium’ në Torino.
Lidhur me këtë takim ka folur edhe vetë trajneri i ‘Nerazzurrëve’, duke thënë që kanë respekt për ‘Zonjën e Vjetër’, por nuk i frikësohen.
“Ne e dimë se çfarë përfaqëson ndeshja, është derbi italian dhe një lojë që ndihet shumë nga tifozët dhe klubi. Ne e dimë që gjejmë një kundërshtar të fortë që ashtu si Interi ka fituar 4 nga 5 ndeshjet e fundit. E dimë se çfarë vështirësish do të ketë, do të gjejmë një ekip në rikuperim dhe një stadium të mbushur plotë. Kam respekt për Juventusit, por nuk kemi frikë”, tha mes tjerash Inzagi.
Të dielën në orën 20:45, Interi luan në udhëtim ndaj Juventusit, në kuadër të Serie A. Kujtojmë se pas 12 xhirosh në Serie A, Interi është në pozitën e gjashtë me 24 pikë, kurse Juve ka 22 dhr mban pozitën e tetë.