Simovski: Procesi i regjistrimit në terren zhvillohet pa pengesa
Në dy ditët e para të regjistrimit, janë regjistruar 136.773 persona, 41.478 amvisëri dhe 59.953 banesa. Drejtori i Entit për Statistika, Apostoll Simovski, thotë se procesi i regjistrimit në të gjithë vendin po zhvillohet pa probleme. Gjatë inspektimit të procesit në rajonin e Kumanovës, Simovski tha se sistemi një ditë më parë ka rënë, por ai është re-startuar dhe funksionon pa probleme.
https://www.youtube.com/watch?v=t7glp1VPngM&feature=youtu.be
Informatat e mia janë se bëhet update i asaj që është punuar dje dhe është restartuar i gjithë procesi që të mund të shmanget çfarëdo qoftë problemi që mund të paraqitet pas ndërprerjes gjatë ditës së djeshme dhe për momentin nuk kemi probleme – u shpreh Apostol Simovski, Drejtor i Entit të Statistikave.
Zëvendësdrejtori Ilmi Selami thotë se regjistruesit në rajonin e Kumanovës dhe Gorno Nagoriçanit i kanë njoftuar se procesi i regjistrimit zhvillohet pa probleme.
Ekziston numër i mjaftueshëm i instruktorëve dhe regjistruesve në terren dhe gjithçka shkon mbarë ashtu siç duhet për një regjistrim të suksesshëm në rajonin e Kumanovës – u shpreh Ilmi Selami, zv/drejtor i Entit të Statistikave.
Edhe regjistruesit rajonalë të Kumanovës thonë se procesi këto tre ditë po zhvillohet pa pengesa.
Kemi angazhuar 310 persona prej të cilëve 258 regjistrues rajonalë, 26 persona si instruktor rajonal dhe 26 persona regjistrues rezervë. Të gjithë personat e angazhuar kanë dalë në terren, deri më tani nuk janë paraqitur probleme të caktuara nga ana e qytetarëve, shfaqen probleme teknike të cilat deri më tani në kohë janë tejkaluar – tha Aleksandër Gelevski, Regjistrues n rajonin e Kumanovës.
Regjistrimi i popullsisë rezidente filloi më 5 shtator dhe do të vazhdojë deri më 30 shtator. Deri në fund të shtatorit do të zgjasë edhe regjistrimi i diasporës.
Mefail Ismaili








