Simovski: Regjistrimi nuk do të bëhet “online”

Një ditë para përfundimit të afatit shtesë për paraqitjen e kandidatëve për regjistrues të popullsisë, Qeveria ka marr vendim që të obligoj institucionet dhe drejtoritë e shtetit që ti vënë në dispozicion të punësuarit e përkohshëm në dispozicion të Entit të Statistikave, nëse këto të fundit do të kishin nevojë për më shumë regjistrues. Por nga ana tjetër, drejtori i Entit të Statistikave, Aspostol Simovski, thotë se me shtyrjen e afateve janë paraqitur rreth 8 mijë kandidatë. Por numri i saktë do të dihet për dy ditë. Ndërsa për të punësuarit e përkohshëm në institucione thotë se do t’i angazhojnë sipas nevojës.

https://www.youtube.com/watch?v=sZ6pwj4FMVo&feature=youtu.be

Pasnesër do ta dimë sa prej tyre e kanë kaluar selektimin, respektivisht testimin. Presim që gjithkund të kemi numër të mjaftueshëm të kandidatëve. Këtë mundësi që ti kemi në dispozicion personat të cilët janë të angazhuar përkohësisht  në institucionet e shtetit dhe vetëqeverisjes lokale është për diku ku eventualisht nuk ka kuadër të mjaftueshëm të mund të intervenohet. E do të intervenojmë sipas nevojave se sa dhe çfarë lloj i kuadrit na duhet”, tha Apostol Simovski, Enti i Statistikave.

I pyetur, nëse për shkak të keqësimit të situatës me pandeminë, a mund të shqyrtohet propozimi i opozitës maqedonase për regjistrim online, drejtori i Entit, Apostol Simovski, thotë se një gjë e tillë nuk vjen parasysh.

Është e qatë se nuk mund të mendohet të ndryshohet metodologjia, ajo është sjellë në pajtueshmëri me ligjin, e publikuar në gazetën zyrtare dhe e miratuar nga Eurostast dhe ndryshimi i metodologjisë nuk vjen në parasysh. Lidhur me çfarëdolloj refuzimi për regjistrim, ligji është shumë i qartë, ky është aktivitet i detyrueshëm, është obligim për të gjithë, nuk është aktivitet vullnetar”, theksoi Apostol Simovski, Enti i Stagtistikave .

Sipas Simovskit të gjitha komisionet janë të gatshme për punën e tyre dhe për momentin mbahen trajnimet, e instruktorëve rajonalë, ndërsa për disa ditë do të fillojnë edhe trajnimet për regjistruesit. Regjistrimi i popullsisë do të fillojë më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator. Ndërkohë vazhdon edhe vet regjistrimi online i diasporës, përmes ueb faqes së Entit të Statistikave.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button