Simptomat e fshehura të presionit të lartë të gjakut
Presioni i lartë i gjakut ose hipertensioni është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare.

Hulumtimet tregojnë se pothuajse 40 për qind e të rriturve në botë vuajnë nga ky fenomen, i cili nëse nuk kontrollohet në kohë mund të jetë kërcënues për jetën.
Ka disa shenja të fshehura që mund të tregojnë presionin e lartë të gjakut që shumë njerëz i injorojnë.
Ndryshimet e papritura në presionin e gjakut mund të çojnë në një sërë efektesh anësore të pazakonta që shumë nuk do t’i lidhnin as me të, një prej të cilave është marramendja. Siç shpjegojnë mjekët, shumë njerëz mund të vuajnë nga marrje mendsh për vite të tëra pa e ditur se kjo lidhet me presionin e lartë të gjakut.
Përveç marramendjes dhe problemeve të mundshme të ekuilibrit, njerëzit me presion të lartë të gjakut mund të përjetojnë gjithashtu agjitacion të pashpjegueshëm. Përkatësisht, ndryshimet e papritura të presionit të gjakut çojnë në një ndjenjë eksitimi ose ankthi.
Dhimbja e kokës është një efekt anësor i zakonshëm i shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut. Mjekët shpjegojnë se nëse vëmë re se koka na dhemb më shpesh se zakonisht, duhet të kërkojmë ndihmë profesionale sepse ndër të tjera mund të jetë edhe presioni i lartë i gjakut.
Problemet më të zakonshme të gjumit që kanë njerëzit janë pagjumësia, lodhja e ditës dhe apnea e gjumit, domethënë ndërprerja e papritur e frymëmarrjes gjatë gjumit. Mjekët shpjegojnë se një nga arsyet e këtyre problemeve mund të jetë pikërisht presioni i lartë i gjakut.