Sinadinovska: Deputetët nuk bëjnë kurrë skandale kur miratojnë ligje për përfitimet e tyre

Deputetët kurrë nuk kanë problem apo keqkuptim kur miratohen ligje që u sjellin benefite, por kur bëhet fjalë për të mirën e qytetarëve shfaqen grindje dhe skandale, thotë në emisionin “200” në Alsat, Katerina Sinadinovska, nga Këshilli i Etikës në media.
Kur ju keni parti politike që udhëhiqen kryesisht nga interesi i tyre, partiak, dhe jo nga interesi publik, do të marrim rezultat në të cilin, siç e dini, nuk kemi pasur seancë kur votohet ndonjë ligj që do të sigurojë përfitime për vetë deputetët ose zyrtarët e të ketë skandale të tilla. Kur bëhet fjalë për të mirën e qytetarëve ose disa procese thelbësore, atëherë ka përleshje dhe skandale,” tha Sinadinovska.