Sindikatat kundërshtojnë deklaratat e Zaevit për korrupsion në administratë

Administratorët janë të zemëruar me deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev se ata janë të korruptuar. Ata jo vetëm që kërkojnë falje personale dhe publike, por presin që Zaev të dalë me të dhëna konkrete që do të konfirmojnë që administratorët marrin ryshfet dhe nuk punojnë në interes të qytetarëve. Nga SPOGJ thotë se ata nuk e dinë arsyen pse kohët e fundit është sulmuar administrata, së pari si jopunëtorë, e tani thonë  si të korruptuar.

Ndoshta reagimi i anëtarëve tanë do të ishte më i butë të them, nëse do të ishte theksuar se ka korrupsion në të gjitha eshalonet e pushtetit. E niveli i lartë i korrupsionit është te udhëheqësit e lartë”, tha Peco Grujovski, kryetar i SPOGJ.

Asnjë nëpunës gjyqësor në disa vitet e fundit nuk i është përgjigjur ose nuk është dënuar për korrupsion, shprehen sindikalistët. Edhe nëse do të kishte ndonjë rast, ky është me siguri rast i izoluar, shprehen nga SPOGJ-i. Prandaj, sipas tyre, është e palejueshme që kryeministri i një vendi të drejtojë gishtin drejt administratorëve, e të mos shikoj se çfarë po ndodh pas shpinës së tij.

Ata që punojnë konkretisht me palë punojnë me urdhra të eprorëve dhe i përgjigjen atij. Jemi vërtet të befasuar dhe presim sqarim”, pohoi Verica Taseva, anëtare e SPOGJ.

Dy ditë më parë kryeministri Zaev tha se nuk ka korrupsion në Qeveri, përkatësisht te ministrat dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike ose shtetërore. Megjithatë, në periudhën e fundit, Qeverinë e tronditën disa skandale në lidhje me korrupsionin dhe keqpërdorimin e postit. Nën vëzhgimin e prokurorëve tashmë janë ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski, për furnizim të dyshimtë të softuerëve dhe çështja e Lidija Dimovës e cila u shkarkua nga posti i drejtorit të Agjencisë kombëtare të programeve arsimore evropiane për shkak të mashtrimit dhe dëmtimit të supozuar prej mbi 400 mijë eurosh para evropiane, për çka Prokuroria Publike hapi hetim kundër saj pas ngritjes së kallëzimit penal nga Policia financiare.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button