Sindikatat nuk lëshojnë pe, nesër në grevë punonjësit shtetërorë dhe publikë

Sindikatat nuk lëshojnë pe, nesër në grevë punonjësit shtetërorë dhe publikë

Gazetar: Ile Petrevski

Sindikatat nuk tërhiqen nga vendimi, nesër hidhen në grevë të përgjithshme. Vendimi erdhi pas takimit me përfaqësuesit qeveritarë të udhëhequr nga zëvendëskryeministri i ekonomisë, Fatmir Bytyqi, shkruan Alsat.

Autoritetet erdhën të pajtohem në LSM, por takimi përfundoi pa zgjidhje sepse në vend të pagave më të larta për punonjësit, u ofrua zgjidhje sistematike për të punësuarit në sektorin shtetërorë dhe publik. Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë thotë se për momentin punonjësit janë të interesuar vetëm për ekzistencën e familjeve të tyre.

“Jam i zhgënjyer me negociatat që sot u mbajtën në minutën e fundit, padyshim që ishte vetëm blerje kohe dhe asgjë tjetër. Nuk na ofruan gjë tjetër veçse ngritjen e komisioneve të caktuara për harmonizimin e metodologjisë, duke na bindur se nëpunësi administrativ është punonjës joproduktiv, gjë që nuk është kështu. Ata janë shërbim për qytetarët dhe ne i përdorim shërbimet prej tyre ndërsa ata e bëjnë punën e tyre me dinjitet”, tha Darko Dimovski kryetar i LSM-së.

Nga Qeveria thonë se greva është e drejtë e garantuar kushtetuese e punëtorëve, por tani për tani thonë se nuk kanë gjetur zgjidhje të përbashkët me sindikatat që do t’i zgjidhë problemet në afat më të gjatë e jo vetëm këtë vit. Bytyqi thotë se është pro rritjes së pagave në sektorin publik.

“Duhet të pasohet me metodologji për rritjen e pagave, që të mos kthehemi tek i njëjti diskutim që e kemi tani, ndërsa edhe në 30 vitet e mëparshme kemi pasur në çdo rritje të pagës minimale, pavarësisht nëse ka pasur apo jo harmonizim të pagave në Sektorin publik”, u shpreh Fatmir Bytyqi – Zëvendëskryeministër i Ekonomisë.

Sindikata në sektorin publik kërkon rritje të pagave për 2800 denarë dhe pagesë të regresit për pushim vjetor nga 30 deri në 100 për qind të pagës mesatare. Nesër do të hidhen në grevë shërbimet komunale, policia, ushtria, sektori i arsimit dhe shëndetësisë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button