Sindikatat të revoltuara me pushtetin, autostradat do të “shkatërrojnë” punëtorët

Sindikatat të revoltuara me pushtetin, autostradat do të "shkatërrojnë" punëtorët

Gazetar: Ile Petreski

Për shkak të interesave të biznesit, individ në Qeveri dhe në Kuvend duan t’i privojnë punëtorët nga orari i rregullt i punës, që është një nga përfitimet më të mëdha civilizuese të njerëzve. Sindikata akuzon se deputetët nuk e dinë se çfarë do të thotë të punosh 190 orë më shumë se normat ligjore në vit, dhe përveç kësaj, për më shumë se tre muaj punëtorët në projektin e autostradave nuk do të kenë ditë pushimi dhe nuk do mund të pushojnë as të dielën.

“Punëtorët e atij projekti me siguri do të vdesin, ndoshta do të marrin sëmundje të caktuara, do të marrin lëndime të caktuara që do bëjnë rrezik për jetën e tyre. Matematika që bëjmë thotë se punëtorët në ato projekte do të punojnë 12 orë në ditë”, u shpreh Slobodan Trendafilov – LSM.

Luftëtarët për të drejtat e punës janë të revoltuar që ndryshime të tilla serioze në Ligjin për Marrëdhënie pune që përfaqësuesit e qeverisë duan t’i bëjnë brenda dy ditësh dhe atë siç thonë sindikalistët në mënyrë të turpshme dhe të padinjitetshme. LSM apelon deputetët që të mos i votojnë këto ndryshime ligjore.

Ndryshe, para disa muajve sindikata para Gjykatës Kushtetuese i ankimoi përpjekjet që punëtorët të angazhuar nga “Behtel – Enka” të punojnë jashtë orarit. Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që kjo nuk duhet të ndodhë, deputetët po përpiqen ta anashkalojnë këtë duke propozuar një zgjidhje të ngjashme, por vetëm pak të ndryshuar. Në të njëjtën kohë, po ata deputetë respektojnë dhe përshëndetën vendimin e gjyqtarëve kushtetues, i cili u mundësoi atyre të marrin paga më të larta deri në 78%.

Nëse miratohen ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie pune, sindikalistët pretendojnë se të drejtat e punëtorëve në Maqedoni do të kthehen prapa madje 50 vite.

LEXO EDHE:

Back to top button