Ndërtimi i autostradave, opozita kundërshton ligjet

Ndërtimi i autostradave, opozita kundërshton ligjet

Gazetar: Fatlume Dervishi

VMRO-DPMNE-ja lëshoi debatin në Kuvend për propozim ndryshimet e reja ligjore për ndërtimin e Korridorit 8 në shenjë revolte për mënyrën e procedimit të tyre, deputetët e opozitës vlerësojnë se nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për të parë propozim-ligjet dhe që procedura do të duhej të realizohej me ekspertë.

“Për aq koha sa ky projekt, në thelb, i mirë infrastrukturor është i ngarkuar me dyshime dhe me koordinator të llojit të Artan Grubit, për aq kohë sa zgjidhet mbikëqyrësi në mënyrë të dyshimtë, për aq kohë sa dorëzohen ligje në Kuvend të premten për t’u shqyrtuar të hënën, në kohë shumë të shkurtër dhe jashtë procedurës, për aq kohë sa deputetët firmosin për procedurën dhe jo qeveria e cila fshihet nga përgjegjësia, do të mbisundojë fakti se dyshimet me dëshirë për korrupsion, krim dhe marrëveshje të dyshimta do të jenë pjesë e këtij projekti”, deklaroi Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Sipas LSDM-së, procedura në Kuvend mundëson debat dhe transparencë të mjaftueshme.

“As nuk ikim nga debati dhe as nuk duam që diçka të miratohet me shpejtësi, vetëm i shohim problemet që ndodhin në terren duke pasur parasysh projektet e mëhershme infrastrukturore që ndërtohen në shtet. Nuk them as nuk fshehim diçka dhe as nuk shpejtojmë këtë e konfirmojmë me atë që me gjithsej 8 ligje, 7 janë nëpër komisionet të cilat i drejton opozita”, u shpreh Jovan Mitreski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.

Nevoja për këto ndryshime nuk u mbështet as nga katër deputetë të shumicës të cilët vinë nga partitë më të vogla. Disa prej tyre votuan kundër dhe disa të përmbajtur në tetë propozimet që u vendosën në rend dite. Edhe këto deputetë kërkuan debat dhe shqyrtim publik të ligjeve nga ana e ekspertëve.

“Unë nuk vlerësoj se dikush, kushdo që ai të jetë, duhet të privilegjohet aq shumë për shkak se do të bëjë ndonjë projekt infrastrukturor i cili është në interes të qytetarëve”, tha Maja Moraçanin, kryetare e Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë.

Nevoja për procedimin e mëtejmë të ligjeve kaloi me mbështetjen e 57-58 deputetëve. Ligjet me procedurë të shkurtuar do të shqyrtohen në komisionet përkatëse gjatë ditëve në vijim.

LEXO EDHE:

Back to top button